Reshjet e dendura të shiut që filluan pasditen e sotme kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit. Burime për abcnews.al nga shtabi i emergjencave bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive.
Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has, Tropojë e Pukë. Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, duke shpëtuar kështu pyjet që po digjeshin çdo ditë.
Situata mbi tunelin e Kalimashit ishte kritike. Shërbimet Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.
Ndërkohë që sot në mesditë nisi të punojë helikopteri nga ajri, “ndërhyrja e natyrës” solli shuarjen e plotë të flakëve.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…