LAJME

Shkaktoi debat në Shqipëri dhe Itali, Rai3 anulon pjesën e dytë të reportazhit për marrëveshjen e emigrantëve

Ndonëse u paralajmërua gjatë gjithë javës, se të dielën do të kishte një pjesë të dytë të reportazhit për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, RAI 3 ka zgjedhur të mos e transmetojë atë për publikun.

Teksa postime për pjesën e dytë ka pasur gjatë gjithë javës në rrjetet sociale të Rai dhe autorit të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci, të dielën në mbrëmje nuk ka pasur një reagim se përse ai nuk u transmetua.

Emisioni “Report” në RAI 3 prej një jave ka shkaktuar debate të ashpra në politikën shqiptare dhe në italiane, dhe madje kryeministri Rama i ka konsideruar të pavërteta gjetjet e tij dhe për këtë arsye ka kërkuar një përballje me drejtuesin e emisionit për të thënë “të vërtetat e tij”, duke telefonuar dhe drejtorin e Rai-t gjë që është konsideruar dhe ndërhyrje.

Në mbrojtje të Ramës, një ditë më parë ka dalë dhe kryeministrja Giorgia Meloni, e cila gjatë një tubimi në Pescara, u shpreh se kryeministri i Shqipërisë po sulmohet për të vetmen arsye sepse po ndihmon Italinë. Ajo ftoi të pranishmit që të dërgonin një mesazh falënderimit në drejtim të kreu të qeverisë shqiptare.

Më herët, gjatë javës, kryeministri Rama refuzoi dhe një interpelancë të kërkuar nga opozita për këtë çështje, duke shtuar se nuk ka urgjencë pasi sipas tij gjërat në fillimi duhet të sqarohen në italisht, aty ku nisi dhe debati dhe më pas në Shqipëri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago