Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut sot shkarkoi nga detyra kryetatin e deritanishëm Sulejman Rexhepi.
Në vend të tij për ushtrues detyre u caktua Shaqir Fetahu, kryetari i deritanishëm i Myftinisë së Gostivarit, përcjell INA.
Vetë Shaqir Fetahu lexoi vendimin pas mbledhjes së mbajtur në myftininë e Gostivari. Ai tha se vendimi hyn në fuqi dhe se ka përkrahjen unanime të myftinive.