Treni i vendosur në Bllacë, në kujtim të 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, është shkatërruar në masë të madhe.
Policia është duke hetuar rastin, mirëpo ende nuk i ka identifikuar dëmtuesit e trenit. Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë plan se si ta ruajnë trenin nga shkatërrimi.
Përveç vendosjes së kamerave të sigurisë, në zyrën e kryeministrit thonë se nuk kanë buxhet për asgjë tjetër.