POLITIKE

Shkëlzen Maliqi: ‘Mini-Shengeni’ mundësi e mirë që Kosova të mbronte interesat e saj politike dhe ekonomike

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka folur për ‘Mini-Shengenin, duke thënë se pjesëmarra e Kosovës në organizimin e ‘Mini-Shengenit’ do të mbronte interesat e saj politike dhe ekonomike.

“Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se nëse Kosova do të merrte pjesë në nismën e Mini-Shengenit dhe t’i mbronte interesat e saj atëherë pjesëmarrja do të ishte edhe në favor të saj”.

Ai tha se fillimi i kësaj iniciative ishte e mbrapsht qysh në fillim, por se Kosova nuk është dëmtuar nga kjo,

“Termi Mini-Shengen është një titull gazetaresk më shumë. Kjo ka filluar mbrapsht sepse nuk është takimi i parë, por i tretë. I pari ka qenë disi i arsyetueshëm, në kuptimin që takimi i parë që u mbajt në Novi Sad është shfrytëzuar nga Aleksandar Vuçiqi duke i ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para vendimit për hapjen e negociatave, si një lloj ndihme që është kuptuar. Por kjo qysh në fillim ka qenë pak e komplikuar”. këtë Maliqi i ka pohuar në ‘Info Magazinë’

‘Kosova nuk po hynë në një projekt që i ka rregullat e tij, por që duhet t’i mbrojmë interesat tona. Sa i përket lëvizjes së lirë mund të jetë e dobishme edhe për ne. Po ashtu janë do mjete që do të investohen për harmonizimin e programit”.”

Ndërsa Maliqi ka folur edhe për kryeministrin Edi Ramën, duke e quajtur vizionar dhe arrogant njëkohësisht.

“Nuk pajtohem me mënyrën që po e trajtojn këtë çështje. Nuk kemi nevojë të mendojmë në këtë nivel. Rama është vizionar por ndonjëherë është edhe arrogant e ka pikëpamjen e vet”,ka thënë Maliqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

5 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

9 orë ago