Policia e Louisianas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në qendër të kritikave të opinionit publik, pas shfaqjes së një video ku tregohet një polic që shkon të gjobisë një person për shpejtësi, por heq dorë menjëherë, pasi në timon ndodhej pikërisht…shefi.
Dy efektivët shfaqen duke biseduar me njëri-tjetrin, por nuk kuptohet çfarë kanë thënë pasi filmimi është pa zë.
Koloneli Lamar Davis, shefi i Policisë së Louisianas e pranoi ngjarjen dhe kërkoi falje për tejkalimin e shpejtësisë.