“Shkova me 10 lek për të blerë vezë, bënte 15”… e moshuara në Vlorë vuan vetminë

Bashkia e Vlorës ka vënë në dispozicion gjithë personelin e saj dhe të ndërmarrjeve në varësi për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve duke u blerë ushqime dhe ilaçe.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=68&v=jJZkq4MaHyU&feature=emb_title

Por nga ana tjetër duket se është e pamundur që t’u shërbehet të gjithë të moshuarve në nevojë. I tillë është rasti i 84-vjeçares Myzejeme Jaupi, e cila është e vetme pa asnjë njeri dhe pa ndihmë në këto ditë të vështira që po kalon i gjithë vendi. Ajo tregon se përveç vetmisë nuk ka mundësi as të blejë ushqime.

“Nuk kam as edhe një lëng”, thotë ajo. “Asnjë lloj ushqimi nuk kisha. Shkova për të blerë vezë, kisha 10 lek, bën 15 më tha ai. Shikoni vetë, bosh”.

Grupi i gazetarëve që e intervistuan mundësuan blerjen e disa ushqimeve për të moshuarën, derisa të mbërrijë ndihma e autoriteteve.