Disa punëtorë ndërtimi kanë gjetur një sasi të madhe droge dhe parash në një shtëpi, ndërkohë që kishin shkuar për të rregulluar tualetin.
Gjatë punimeve ata kanë konstatuar një ndarje në mur dhe pas prishjes së saj kanë gjetur sasinë e madhe të parave dhe të metamfetaminës, e cila përllogaritet në vlerën e 44 milion dollarëve australian.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në New South Walles dhe është njoftuar edhe nga autoritetet e policisë lokale.
Fill pasi konstatuan paratë dhe drogën, punëtorët kanë njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar sasinë e madhe të parave dhe të metamfetaminës.