Një shofer i guximshëm në qytetin e Nunspeet në të Holandës, nuk hezitoi për të sakrifikojë makinën e tij për të “shpëtuar” një grua, e cila kishte humbur vetëdijen në një automjet që po e ndiqte.
Incidenti ndodhi në një autostradë në Nunspeet pasditen e së premtes, kur Henry Temmermans kuptoi se një makinë që e ndiqte po bënte zigzage, duke e bërë atë të dilte nga rruga.
Sipas asaj që tha më vonë shoferi ai kishte arritur të shohë se një grua ishte pa ndjenja në makinë dhe më pas ka vendosur të hyjë para saj për t’i bllokuar rrugën.
Kështu, kur makina e saj u kthye në kursin e tij, ajo u ndal në korsinë e emergjencës.
Pa humbur kohë, ai doli nga makina për të ndihmuar gruan, e cila më pas u dërgua në spital me pesë brinjë të thyera.
Videoja është regjistruar nga një shofer nga një makinë që po ndiqte duke u bërë virale brenda pak kohësh.