Fotot që dyshohet se tregojnë një nëndetëse ruse të shkatërruar në sulmin e javës së kaluar në Ukrainë janë shfaqur në rrjetet sociale.
“Fotografitë që tregojnë pasojat e sulmit raketor ukrainas me raketa britanike “Storm Shadow” në nëndetësen ruse Pr. 636.3 “Rostov on Don” në Sevastopol . Duke pasur parasysh natyrën e dëmit që shohim, raketa goditi nëndetësen me efekt shkatërrues.
#Ukraine: Photos showing the aftermath of the Ukrainian Storm Shadow missile strike on the Russian Pr. 636.3 “Rostov na Donu” submarine in Sevastopol- given the character of the damage we see, the missile hit the submarine in the follow through bomb mode, to devastating effect. pic.twitter.com/FzMil5Lly9
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) September 18, 2023
Kujtojmë se herët në mëngjesin e së mërkurës në orën tre me orën e Moskës, Ukraina kreu një sulm me raketa në kantierin detar dhe objektin e riparimit të S. Ordzhonikidze, në Krimen e pushtuar nga rusët.
Në atë sulm, 24 persona u plagosën, katër prej tyre rëndë, dhe dy anije u shkatërruan në dok të thatë: anija sulmuese amfibe “Minsk” dhe nëndetësja e klasit Kilo “Rostov on Don”, raporton TV Front.