LAJME

Shpellarët sërish e ofendojnë Bogujevcin pas deklaratës për shtatzëninë: T’huptë fara jarabi

Saranda Bogujevci, deputete e VV-së, që nga dje është në qendër të vëmendjes për shkak të një deklarate të bërë në Kuvend rreth shtatzënisë pa burrë. Në fakt, ajo sot e sqaroi atë se çfarë deshi të thoshte në Kuvend, duke treguar se ajo ka të dashur, por se nuk është martuar me të. Pra Bogujevci tregoi se ka mbetur shtatzënë nga i dashuri, e jo përmes fertilizimit artificial siç raportuan gabimisht mediet.

Në një prononcim për T7, ajo dha qëndrimin e saj, që kishte premisa feministe, duke kërkuar që gruaja të mos kufizohet nga dëshirat e burrit. Madje, ajo sqaroi në detaje krejt atë çka tentoi ta thoshte dje në Kuvend.

“Unë e kam të dashurin, por nuk jemi të martuar. Unë mëndoj se nësë një grua dëshiron me u bë nënë, nuk duhet të ja cenojë askush atë të drejtë, a është e martuar, apo është në lidhje. Sot janë krijua mundësi edhe nga aspekti shkencor. Duhet që ta ndërrojmë këtë mendësi. Nuk kam mundur që të jetojë jetën tradicionale.” – deklaroi Bogujevci.

Ajo foli edhe për gratë e tjera, duke u lutur që ato të bëhen nëna.

“Sot pres me u bë nënë, është moment shumë i lumtur. Unë e kam përmend, prej që mbaj mend, gjithherë e kam pas dëshirën që të bëhem nënë. Uroj që të gjitha gratë pamarrë parasysh rrethanat jetësore, të ju plotësohet dëshira për me qenë nënë. Do të jetë djalë.” – deklaroi tutje Bogujevci.https://www.youtube.com/embed/p32QL7Evhpk

Sërish, shpellarët kanë tmerruar me komentet e tyre. Në postimin e Nacionales, komentuesit e sulmuar përsëri me gjuhë të papranueshme zonjën Bogujevci.

Një qytetar me emrin Avdyl Kodrolli e komentoi figurën e Bogujevcit.

“Kush të don ty bre” – shkroi ai.

Një grua me emrin Venera Sokoli e quajti abuzim me ndjenjat e popullit deklaratën e zonjës Bogujevci.

“Nevojë immediate që Qeveria të reformohet! Kjo quhet abuzim me ndjenjat e populli!” – shkroni Venera.

Ndërsa një qytetar e ofendoi rëndë zonjë Bogujevci, që është e mbijetuar e masakrës mbi familjet Bogujevci e Duriqi më 1999.

“Urime ishalla trashëgoni e shtoni faren e budallës” – shkroi paturpësi Aliu, i cili more një numër të konsiderueshëm të pëlqimeve.

“Phu t’hupt fara jarabi” – shkroi një tjetër qytetar.

Ndërsa Njazi Sejdiu e quajti qur zonjën Bogujevci, që është deputete goxha e votuar e VV-së.

“Mjer Kosova kush ka met me përfaqsu lloj lloj qure” – shkroi Sejdiu.

Kujtojmë që në seancën e Kuvendit të Kosovës, Bogujevci reagoi pas fjalimit të Eman Rrahmanit, kolegut të tij nga radhët e VV-së.

“Kur i rregullojnë gjanat në shoqërinë tonë sa e lehtë është që vendimet të merren për ta determinu ne si gra se qysh vendosim ta jetojmë jetën tonë. Diçka që nuk parashihet në pjesën e burrave.” – u shpreh Bogujevci.

Tutje, zonja Bogujevci vlerësoi se ajo ka dashur të bëhet nanë, ndonëse nuk e ka pasur mundësinë të ketë një lidhje.

“Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë.” – vazhdoi ajo, shkruan Nacionale.

Ndërsa, në fjalën e tij, Eman Rrahmani, deputet konservator i VV-së, e kundërshtoi projektligjin, duke thënë se e cenon familjen.

“Projektligji prej jo vetëm shëndetin, por edhe parime etike e morale të lidhrua me familjen dhe konceptin e saj…Parimisht mendoj që duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak që cenon familjen, të cilën neve, ose të paktën unë, besoj dhe angazhohem për mbrojtjen e vlerave të saj. Në njërën prej neneve ku sqarohet e drejta e fertilizimit u jepet edhe vajzave të pamartuara.” – vlerësoi deputeti Rrahmani, i cili ishte po ashtu njëri nga zërat më të fuqishëm kundër martesave të gjinisë së njëjtë vitin e kaluar.

“Fëmijve nuk duhet t’ia ndalojmë të kenë babë, nuk besoj që duhet të bëjmë këso lloj krahasime ku e stimulojmë një process të kundërtë të natyrës dhe të asaj që e ka krijuar Zoti”– tha deputeti Rrahmani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

22 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago