Gazetari i njohur, Arian Çani, ka shpërthyer në akuza pas aksidentit tragjik në aksin Fier – Vlorë, ku 4 pjesëtarët e familjes Gushi humbën jetën, mes tyre edhe dy vajzat e mitura 9 dhe 14 vjeçe.
Ai tha në emisionin “Zonë e Lirë” se ngjarja ishte një krim tragjik, ndërsa sërish bëri thirrje që qytetarët të largohen nga Shqipëria nëse duan që të jetojnë. Sipas tij, rrugët në Shqipëri janë mbushur me qenë me dy këmbë.
“Ishte një gjë e tmerrshme, nga një Audi A8. Nuk di çfarë ka ndodhur në atë autostradë, por makina e tyre, një Toyota, më duket ishte bërë çarçaf. Ishte një tmerr i vërtetë. Besoj se e kuptoni pse unë kam gjithë këto vite që në fund të emisionit, që mos t’u fus frikën në fillim, gjithmonë bëj thirrje, urgjent të gjithë ju që e kapni mesazhin tim largohuni nga ky vend sa më parë me qëllim që jeta juaj të vazhdojë. Këtë thirrje do të vazhdoj ta bëj. Kjo që ndodhi sot është një nga motivet se pse unë e bëj këtë thirrje.
Jo më kot them kujdes. Rrugët janë mbushur me qen, jo vetëm me katër këmbë, por edhe me dy këmbë. Kujdes! Të gjithë ju që keni makinat e vogla prej kartoni, të cilat nuk ju mbrojnë jetën, më mirë kalojini pushimet në Greqi, si familja e shkretë që erdhi nga Greqia për të kaluar pushimet ca ditë në jug se sa të vini këtu
Pse është situatë e tmerrshme kjo? Sepse mund t’i ndodhte çdonjërit prej nesh. Kujtdo. Por ndryshe nga vendet e tjera që po të ndodhte një ngjarje e tillë kaq e rëndë me një Audi që ecën me 200 kilometra në orë në këto rrugë që nuk kanë barriera ndarëse dhe del makina në fushë, pale se ç’gjen atje përveç bagëtive, mund të gjente dhe njerëz të tjerë dhe që përfundon në këtë farë feje, do të thotë që jeta në Shqipëri e ka vlerën zero. Kjo është e vërteta, pa e zbukuruar. Çdo njeri prej nesh mund të ishte sot në vend të asaj familje që iku nga kjo jetë kot fare. Në një vend tjetër normal, do ishin ngritur qytetarët. Do kishin protestuar heshturazi me një qiri në dorë.
Ju do thoni “Arjan këtu nuk e bëjnë se vapë e madhe”. Jo, jo. Këtu nuk e bëjnë edhe po të ishte dimër. Do të thotë jeta në Shqipëri ka vlerën zero. Kjo nuk do të thotë që jeta nuk vazhdon. Vazhdon. Vazhdon edhe në Shqipëri ku jeta e ka vlerën zero. Derisa të bëhemi zero të gjithë.”, – tha Çani.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…