Shpërthen depoja e eksplozivit në Turqi, 12 viktima

paktën 12 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të madh në një fabrikë eksplozivësh në veriperëndim të Turqisë.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya shkoi menjëherë në vendngjarje, teksa konfirmohen se nga shpërthimi 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në fshatin Kavakli në provincën Balikesir, ndërsa guvernatori i rajonit tha se nuk kishte dyshime për sabotim.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarreve teksa situata është delikate për shkak të materialeve që ndodhen në fabrikë.