Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan është bërë inaugurimi i ashensorit.
Drejtori i QKMF-së, Dr. Agim Krasniqi ka falënderuar Nicu Fota Team Leader, udhëheqës i Projektit Accessible Quality Healthcare (AQH) Project, për ndërtimin e ashensorit në QKMF-Lipjan në lehtësimin e qasjes së pacientëve në shërbime shëndetësore e veçanërisht në këtë vit, ku është viti për përkrahjen dhe lehtësimin e qasjes në shërbime shëndetësore të personave me nevoja të veçanta.
Nga ana tjetër, Nicu Fota është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm me Komunën e Lipjanit veçanërisht me QKMF-Lipjan që nga viti 2016, ku theksoi se falë këtij bashkëpunimi ka arritur të realizohen një numër i madh i projekteve të cilat kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend…
Ndeshja e mbrëmshme midis ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi pa gola…
Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i…
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë…
Një sulm vetëvrasës me dron ukrainas që synonte Moskën ka detyruar mbylljen e dy aeroporteve…
NASA dhe Pentagoni po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një alternativë ndaj SpaceX të…