Një seri shpërthimesh janë dëgjuar në qytetin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, teksa autoritetet po punojnë për shuarjen e zjarreve të mëdha të krijuara nga këto shpërthime.
Sipas guvernatorit rajonal, Vyacheslav Gladkov, zgjimi në Belgorod ishte “me shpërthime të mëdha të ndodhura rreth orës 03:30”.
Shkaqet mbi këto shpërthime ende nuk janë gjetur, ka vijuar më tej Gladkov në një postim në rrjetin Telegram.
Informacionet paraprake të mediave, sugjerojnë se një depo e madhe armatimesh është në flakë. Në zonat rezidenciale ndërkohë, nuk ka dëme të raportuara dhe nuk janë raportuar as humbje jetësh në rangun e civilëve.
Provinca e Belgorodit, është në kufi me rajonet ukrainase të Luhanskut, Sumyt dhe Kharkivit. Të tre këto vende, kanë parë luftime të ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase, në agresionin e Moskës ndaj Kievit.
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…