Shpërthimi në depon e municioneve ruse është më i madhi që kemi parë deri më tani

Analisti i mbrojtjes, profesor Michael Clarke ka dhënë analizën e tij mbi situatën e fundit në Ukrainë.

Ai tha se ka një “pauzë operacionale” në rajonin Donbas të Ukrainës lindore – i cili është bërë fokusi i forcave ruse javët e fundit – ndërsa trupat e Kremlinit lëvizin në qytetin Sloviansk në rajonin Donetsk.

Clarke vazhdoi duke thënë se shpërthimi në qytetin e kontrolluar nga Rusia Nova Kakhovka ishte “më i madhi që kemi parë deri më tani”.

“Ukrainasit shënjestruan një depo municionesh në Nova Kakhovka, e cila është në fund të një kryqëzimi hekurudhor në një nga urat mbi lumin Dnipro,” tha ai, shkruan Sky news.

“Ishte i madh dhe ai shpërthim i veçantë që ukrainasit thonë se u krijua nga sistemi raketor amerikan (HIMARS)”.

Analisti mbrojtës tha se HIMARS janë “mjaft të lehta” dhe janë automjete mbobile, që do të thotë se janë shumë efektive dhe të pa zbulueshme.