Kryeministri i vendit Edi Rama ka vizituar familjen e 18-vjeçarit Anri Kashikut, i cili mbeti i mbytur ditën e djeshme teksa shpëtoi 2 jetë të tjera.
I shoqëruar nga Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me të atin e 18-vjeçarit të ndjerë. Rama i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe babait të të ndjerit dhe i ka dorëzuar statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për 18-vjeçarin hero.
Gjatë bisedës me kryeministrin e vendit, i ati i Anri Kashikut mes dhimbjes është shprehur se është krenar për të birin që nuk jeton më.
“Sipas ligjit të ri që kemi bërë ne dhe që lidhet me aktet e herozimit, se ai shpëtoi dy jetë, ai shpallet “Dëshmor i Atdheut”– tha Kryeministri Rama.
Anri Kashiku, nuk u mendua dy herë teksa pa se i vëllai dhe shoku i tij po rrezikonin të mbyteshin. Ai shkoi fillimisht me pedalonë për të shpëtuar të miturit, por në një moment edhe mjeti filloi të mbytej. Kashiku vendosi të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllain dhe shokun e tij me not. Ai arriti t’i shpëtonte dy adoleshentët, por në këtë përpjekje shpëtimi i riu humbi jetën.
Vëllai i Anri Kashiut ka qenë i pranishëm në tryezë në gjendje të mirë shëndetësore.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…