Mëngjesin e së dielës 5 gra dhe 14 fëmijë mbërritën në aeroportin e Rinasit pasi kaluan vite të tëra në kampet famëkeqe të familjarëve të ISIS në Siri.
A2 e ka ndjekur prej kohësh që problematikë të rëndë të shqiptarëve të bllokuar në këto kampe dhe madje ka çuar dhe një ekip në Siri për të parë situatën e vështirë me të cilët përballeshin bashkatdhetarët tanë.
Tashmë 19 shqiptarë janë kthyer në familjet e tyre, në një operacion që u ndoq nga vetë kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
A2 ka mundur të zbardhë emrat e nënave që u kthyen sot në Rinas, të cilat shoqëroheshin nga fëmijët e tyre, disa prej të cilëve kanë lindur në kamp.
Kështu, janë kthyer sot në Rinas, Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.
Personat e riatdhesuar do të qëndrojnë në fillim në një qendër të posaçme në Durrës, ku do të kontrollohen nga ana shëndetësore dhe do të karantinohen për disa ditë, për t’u kthyer më pas tek familjet e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…