LAJME

Shpopullimi, Kisha Katolike ngre alarmin: Situata dramatike, s’duhet heshtur

Në Shqipëri, drejtuesit e kishës katolike, shprehën të premten shqetësim për fenomenin e shpopullimit, si pasojë e një emigrimi në rritje. Një problem që ipeshkinjtë e Shqipërisë shprehen se “po i shkaktohet në mënyrë dramatike vendit tonë”.

Në një deklaratë të lexuar nga presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, theksohet se “situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri”. Sipas tyre e gjitha kjo ka sjellë “një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale, dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme”.

Deklarata thekson se ngritja e zërit nga ana e klerit katolik synon që të gjenden rrugët “për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit”.

Drejtuesit e Kishës katolike i bëjnë thirrje “mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe” ndërsa ngrenë me shqetësim disa pyetje. “Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë”.

Sipas deklarëts së ipeshkvinjve të Shqipërisë “është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Jemi të gjithë bashkëpërgjëgjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”, nënvizojnë drejtuesit katolikë që nga ana e tyre shprehin “gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

11 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago