Shpresë! Dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” shërohen nga koronavirusi

Dy mjekë të tjerë të “Shefqet Ndroqi”, janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar në 8 numrin e personelit mjekësor të shëruar deri më tani në Tiranë dhe në Durrës.

Ministrja e Shëndetsisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se fatmirësisht deri më tani në betejën me COVID 19 ja kanë dalë mbanë 40 pacientë.

Postimi i plotë:

🔴#COVID-19

Edhe 2️⃣ mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik❗

Shkon në 8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës🙏🏼

Deri tani janë 4️⃣0️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛.