POLITIKE

Shqipëria do t’i kërkojë PE-së ta “disiplinojë” eurodeputetin francez që po propagandon kundër UÇK-së

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dënuar deklaratat e eurodeputetit, Nicolas Bay, ndaj Qeverisë së Kosovës, duke i komentuar ato si “cenim të rëndë të dinjitetit kombëtar të shqiptarëve”.

Balla, nëpërmjet një postimi në Facebook, thekson se këto deklarata përbëjnë një akt të rëndë, që nuk mund të kalohet kurrsesi në heshtje, nisur nga fakti se një anëtar i PE-së akuzon Qeverinë e Kosovës, si një “zgjatim të mafias shqiptare dhe të shtetit të islamizuar shqiptar”.

“Prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i i Parlamentit Evropian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cenuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë. Është një akt i rëndë, që nuk mund të kalohet kurrsesi në heshtje, adresimi nga një anëtar i PE ndaj Qeverisë së Kosovës, si një ‘zgjatim i mafias shqiptare dhe i shtetit të islamizuar shqiptar’, shoqëruar me akuza haluçinante për spastrim fetar të minoritetit serb në Kosovë, të cilët janë të mirë-përfaqësuar në Parlamentin, Qeverinë dhe pushtetin vendor të Kosovës.”, nënvizon Balla.

Kreu i grupit të PS bëri të ditur se do t’i kërkojnë zyrtarisht Parlamentit Evropian, që në respekt të rregulloreve të veta kundër racizmit dhe anti-diskriminimit, t’i dënojnë urgjentisht këto deklarata, si dhe të marrë masa disiplinore e ligjore ndaj këtij anëtari të Parlamentit Evropian, si “nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik e fetar”.

“Kujtoj se Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti Evropian kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët kundër rracizmit dhe ksenofobisë, për “nevojën e parandalimit të të gjitha formave të diskriminimit”. Deklaratat e këtij anëtari të Parlamentit Evropian, janë rasti që Bashkimi Evropian të tregojë se rregullat zbatohen dhe respektohen njëlloj nga të gjithë. Vërejmë me shqetësim se rublat vazhdojnë të frymëzojnë dhe sponsorizojnë qëndrime të tilla ndaj shqiptarëve, njëlloj sikurse ka ndodhur edhe me Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport tërësisht të pavërtetë të deputetit, Dick Marty.”- mbyll postimin Balla.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

26 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago