LAJME

‘Shqipëria, lugina e mrekullive!’ Media franceze reportazh në Gjirokastër: Rrugicat me kalldrëm pushtohen nga turistët

Bukuria e Shqipërisë është kthyer në një atraksion për turistët e huaj, madje po tërheq edhe vëmendjen e mediave më të rëndësishme të cilat promovojnë turizmin shqiptar. Sëfundmi ka qenë media e mirënjohur franceze “TF1”, e cila i ka kushtuar Gjirokastrës një reportazh prej 5 minutash.

Reportazhi titullohet “Shqipëria: Lugina e mrekullive”, ndërsa TF1 fton gjithë turistët francezë që të planifikojnë një udhëtim për t’u njohur me bukuritë e Gjirokastrës.

Përballë Italisë, shumë afër Greqisë, Shqipëria është një mbretëri e lashtë që u bë një vend vetmitar pas Luftës së Dytë Botërore. “TF1” ju fton ta zbuloni atë”, thuhet në reportazh.


Në fokus të reportazhit vihen bukuritë, kultura, historia e kulinarina e qytetit të gurtë, që padyshim është një atraksion turistik turistët anë e mbanë botës. Gazetarja franceze u njoh me historinë e Gjirokastrës, veçanërisht me atë të periudhës së komunizmit dhe u ndje e surprizuar për faktin se ky qytetit ishte vendlindja e diktatorit Enver Hoxha.

Gatimet tradicionale të Gjirokastrës kanë marrë vëmendje, ndërsa media franceze u sugjeron turistëve që të mos ikin pa i provuar.

“E shtrirë mes dy kodrave, Gjirokastra ofron një nuancë gri të masivit malor të jugut të Shqipërisë. Të shëtisësh nëpër këtë qytet të vogël do të thotë të mahnitesh nga atmosfera mesjetare, me pazarin e tij dhe shtëpitë e periudhës osmane. Në mes të verës, rrugicat me kalldrëm pushtohen nga turistë. Por, në këtë periudhë këta shqiptarë të fokusuar në një lojë tavulle.

Pra a po fitoni?

Është zari që fiton…

Kjo është një lojë tradicionale që luhet shumë në Ballkan.

Por këtu sugjerohet më shumë që t’i ngresh sytë lart. Në majë, kalaja, rojtarja e qytetit, ngrihet në 300 metra. Milionat e gurëve që e kanë ndërtuar i kanë dhënë emrin Gjirokastrës, ‘Kalaja e Argjendtë’, më e madhja në të gjithë Shqipërinë. Në Shekullin e 15-të, turqit e pushtuan, e kjo kala konsiderohej në atë kohë më e fuqishmja e Europës”, thuhet në reportazh.

Reportazhi u nda edhe nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ndërsa shkruan se media franceze TF1 i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës

“Surprizë e bukur në një prej televizioneve me audiencën më të lartë në Francë siç është TF1 që i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës, sokaket e së cilës gëlojnë nga turistët këtë fillim vere, në udhëtimin mbresëlënës nga legjenda e Argjirosë, deri te turizmi kulinar, natyror e kulturor që ofrohet në zonë, si shembulli më i kristaltë i transformimit kolosal që ka ndodhur në këto vite”, shkruan Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

3 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago