Shqipëria surprizon në Eurovision – Publiku i dha dashuri, juritë jo!

Shqipëria ka shkëlqyer në edicionin e sivjetshëm të Eurovisionit me dyshen Shkodra Elektronike dhe këngën e tyre “Zjerm”, duke u renditur në një pozitë të lakmueshme, vendi i 8-të në përfundim të natës finale.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë është diferenca drastike mes votës së publikut dhe asaj të jurive profesionale.

Publiku në disa shtete e ka përqafuar fuqishëm Shqipërinë:

Zvicra – 10 pikë nga publiku, 0 nga juria

Kroacia – 10 pikë nga publiku, 0 nga juria

Gjermania, San Marino, Sllovenia – 8 pikë nga publiku, 0 nga juria.

Azerbajxhani, Luksemburgu dhe Belgjika – 7 pikë publiku për ‘Zjerm’, 0 nga juria.

Austria, fituesja, 6 pikë publiku – 0 pikë jurie.

Greqia dhe Mali i Zi – 12 pikë publike secila, 0 nga juria në Greqi, 10 në Mal të Zi

Italia – 10 pikë publike, 0 nga juria

Serbia – 4 pikë nga publiku përmes SMS-ve, një surprizë e papritur që ka bërë jehonë në rrjete

Ndërkohë, Austria u shpall fituese absolute e këtij edicioni, duke kombinuar me sukses votën e publikut dhe të jurisë.

Shkodra Elektronike me “Zjerm” ndezi jo vetëm skenën por edhe zemrat e publikut në mbarë Evropën, një mesazh i qartë se zëri i shqiptarëve po dëgjohet më shumë se kurrë /Prive by Liberta Spahiu