Për qytetarët e Kosovës fundjavat janë bërë të lakmueshme për ti kaluar në Shqipëri, por jo vetëm. Tashmë zyrtarisht kanë nisur edhe pushimet verore.
Njëri prej pushuesve që ka gjetur kohën më në fund për të nisur pushimet është Avdi Kurti nga Mitrovica i do të kalojë pushimet vjetore në Shëngjin.
Avdiu vjen nga Mitrovica e trazuar prej muajsh situatë, te e cila të gjithë shpresojmë se do të shkojë drejt normalitetit.
Ka edhe pushues të tjerë nga Gjilani e qytete të tjera që kanë startuar fundjavën drejt Shëngjinit, i cili mbetet preferencë për qytetarët e Kosovës, por pa lënë mënjanë edhe Jugun e Shqipërisë.
Fluksi i lartë i mjeteve e qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë nisi që në orët e para të së premte, ku në të shumtën e rasteve Policia Kufitare operoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, përjashtuar rastet për automjete e qytetarë nga shtete të tjera që hyjnë në Shqipëri përmes Pikës Kufitare të Morinës.
Të premten, numri i qytetarëve në hyrje përllogaritet deri në 13 mijë që kaluan kufirin me më shumë se 6100 automjete.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…