FOTO&VIDEO

“Shqiptari” Demo Berisha organizon ndejën me veteranët e Serbisë në Novi Sad

Edhe pas më shume se 20 vjet çlirimi të Kosovës, ka akoma shqiptarë që jetojnë në Serbi dhe po vazhdojnë që mos ta njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, disa nga ata u janë bashkangjitur politikës serbe me përpjekjen që ta rikthejnë pushtuesin serb, njëri nga është edhe Demo Berisha.

Demo Berisha njihet si organizator i shumë konferencave nacionaliste serbe, së fundi ka organizuar ndejën me veteranët e Policisë Ushtarake të Serbisë, e njohur si shoqata ‘Veterani’ nga Novi Sad.

Gazeta Metro ka arritur të siguron foto nga kjo ndejë e veteranëve nacionalist të Serbisë, ku aty ishte Demo Berisha.

Po ashtu, Gazeta Metro ka arritur të siguron foto nga takimi i Demo Berishës me pjesëtarët e Qendrës Humanitare Ruse në Nish.

Berisha me 17 shkurt 2019, ka marrë pjesë në Samitin e parë të Diplomacisë Popullore Ruse dhe Ballkanase, ku morën pjesë disa na shtetet e ish-Jugosllavisë, e cila u mbajt ne Voronjezh të Rusisë.

Demo murr pjesë me ftesën e organizatorit te samitit, Lubomir Radinovic (Любомир Радинович). Radinovic është Kryetar i Degës Rajonale të Partisë Politike Ruse “Rodina”, shkruan Gazeta Metro.

Demo Berisha njihet si shqiptari më kontrovers, ai e quan Qeverinë e Kosovës, sikurse shefi i tij, Aleksandar Vucic, “e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës”.

Ai në debatin televiziv të zhvilluar në vitin 2016 në medium serb Kanal 9 , ai ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë ndërsa krimet që ushtria serbe ka kryer para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë nuk e kanë penguar atë aspak të qëndronte në ushtrinë serbe, shkruan Gazeta Metro.

Demo Berisha, kryetar i OJQ “Amëza e Shqiptareve në Serbi”, ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

26 minuta ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

7 orë ago