Një pacient shqiptar nga Shkupi është personi i parë në Maqedoni që ka zemër të ashtuquajtur TAH (Total Automatic Heart).
Bëhet fjalë për 41 vjeçarin nga Shkupi, Ismet Haxhiu. Ai para disa viteve ka udhëtuar në Norvegji për të punuar si moler, por pas 15 ditëve ka pësuar infarkt masovik në zemër, transmeton Gazeta Lajm.
Mjekët i kanë vendosur stent dhe i kanë thënë se zemra i funksionon vetëm 30 për qind, prandaj ka vendosur të kthehet në vendlindje.
Më pas ka kryer operacion, duke instaluar TAH, zemër e cila funksionon jashtë trupit dhe të cilën e mban në çantë. Nëse i afroheni zemra e tij dëgjohet duke punuar, shkruan A1On.
Ai rrëfen edhe situata interesante që i kanë ndodhur, siç ka qenë situata kur ka shkuar një herë në bankë.
Sapo është futur në bankë të gjithë kanë ikur jashta, duke menduar se të rrahurat e zemrës së tij janë zë i bombës së kurdisur.
I është afruar edhe sigurimi dhe pasi u ka sqaruar qe bëhet fjalë për zemrën e tij, ia kanë mundësuar të kryejë punë menjëherë.