Shqiptarja 17-vjeçare befason jurinë në ‘X Factor Greece’

Një 17-vjeçare me origjinë shqiptare ka shkëlqyer në skenën e “X Factor Greece”.

Jody Lulati na ka bërë krenarë mbrëmjen e djeshme me përfaqësimin në konkursin muzikor.

Këngëtarët e ‘Brezit të Artë’ bëhen bashkë për ditëlindjen e 70-të të Luan Zhegut
Ajo këndoi këngën “You knoë I’m no good” të Amy Winehouse dhe u pëlqye shumë nga juria, e cila e përgëzoi dhe dha vlerësime shumë pozitive.

17- vjeçarja fitoi zemrën e të katër anëtarëve të jurisë, të cilët i dhanë “PO”.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë fat në fazat e tjera të konkurimit dhe pse jo fitore.

Kujtojmë që shqiptarët gjithmonë na kanë përfaqësuar denjësisht nëpër konkurse muzikore, ku kanë dalë edhe me fitore.