LAJME

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Një masakër e ndodhur pasditen e djeshme ka tronditur Suedinë.

Autoritetet ende nuk kanë zbardhur plotësisht ngjarjen e përgjakshme ku humbën jetën të paktën 10 persona, si dhe mbetën të plagosur 6 të tjerë.

Deri më tani bazuar informacionet e bëra publike në mediat suedeze thonë se personi i armatosur ishte një 35-vjeçar vendas, i vetmuar, i cili zotëronte ligjërisht armën e zjarrit.

Gazetari shqiptar në Suedi, Ervi Dushi tregoi në emisionin People në Euronews Albania se një shtetase shqiptare ka shpëtuar mrekullisht, pasi është shkëmbyer me agresorin kur ai ka qenë duke hyrë në ambientin kur kreu masakrën.

“Shqiptarë nuk ka mes viktimave, por për fat të mirë, kemi pasur një vajzë nga Ballshi e cila është shkëmbyer me agresorin kur ai ka qenë duke hyrë në ambientin ku ndodhi masakra.

Vajza është e shokuar, por në komunikimet që kemi pasur ajo shumë shpejt do paraqitet në polici. Kam folur me familjarët e saj por jo me të, është shumë e tronditur dhe akoma nuk e beson se ja ka dalë, ishte thjesht fati i mirë i saj, se mund të ishte një nga viktimat e para, sepse vrasësi ka nisur të qëllojë vetëm pak metra më tutje.

Vrasësi ka qenë civil kur ka hyrë, ka shkuar në banjë ku ka veshur rroba ushtarake, ka nxjerrë armën që e ka pasur në një kuti kitare dhe nga ajo që është parë në kamerat e sigurisë, i shihte në sy viktimat e tij përpara se t’i vriste”, tregoi ai.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

5 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

5 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

9 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

9 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

10 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

10 orë ago