Me një ceremoni solemne, sot në Fushë Kosovë është bërë zbulimi i shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se në shtatoren e komandantit Adem Jashari është përjetësuar paqja dhe liria e Kosovës.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që shtatorja e komandantit të vendoset në Fushë Kosovë.
“Edhe ne të gjitha komunat, po edhe si familje jemi duke u solidarizuar me vëllezërit tanë në Shqipëri. Vëllezër dhe motra ne jemi më ju, kemi qenë dhe do të jemi. Dua t’i falënderojë të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë kontribuar që shtatorja e komandantit të jetë shtatorja e Adem Jasharit, e gëzofshi”, tha ai.
Ndërsa, Xhevdet Qeriqi, nga shoqatat e dala nga lufta, që njëherësh ka qenë edhe iniciatorët e vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Fushë Kosovë, tha se është nderë dhe respekt për të.
“Ne si shoqata të dala nga lufta e kemi marrë si iniciativë dhe si ide që shtatoren ta sjellim në Fushë Kosovë. Është nder dhe respekt lavdi për komandantin legjendar, lavdi për gjithë dëshmorët e kombit”, tha ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…