Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në shumë raste gjatë kryerjes së detyrave përballen me persona të cilët tentojnë të ofrojnë ryshfet, në mënyrë që të shpëtojnë nga gjoba e procedura tjera të kontrollit e verifikimit. Raste të tilla janë goxha të shpeshta në trafik, ku shoferët futen në telashe me zyrtarët policorë, që tentojnë t’i korruptojnë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, derisa një njësi policore ndodhej në një pikë kontrolli dhe ndaloi një kamion, që dyshohet se shkeli rregullat e trafikut.
Sinjali mëson se shoferi i kamionit, shtetas i Serbisë, po dyshohet se gjatë prezantimit të dokumenteve të nevojshme, dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë një shumë të të hollave, si ryshfet që të shpëtojë nga gjoba për kundërvajtjen që shkaktoi.
Por, plani i të dyshuarit dështoi, pasi Policia e arrestoi dhe e shoqëroi në stacion policor për intervistim, ndërsa të hollat që i ofroi janë sekuestruar si dëshmi lidhur me rastin.
Posa i dyshuari është dërguar në stacion policor, është vënë në dijeni Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, që tashmë po e trajtojnë rastin.
Ndaj të dyshuarit, pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhënia e ryshfetit”.
Ndryshe, kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo për një person tjetër i “premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet.”
Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë…
Janë publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori…
Një masakër ka goditur sot qytetin Graz në juglindje të Austrisë, ku një person i…
Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për vite të tëra e drejtoi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është…
Një gjykatë në Korenë e Jugut ka gjobitur një grua për sjellje të pahijshme seksuale,…