KRYESORE

Shtohen tensionet SHBA-Turqi, sherr për Qipron

Politika e jashtme turke vazhdon të jete e eprfshire nga një klimë tensionesh, por këtë herë përplasjet me Washingtonin kanë arritur në një pikë kritike.

Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar se lëvizjet e Shteteve të Bashkuara në drejtim të heqjes së embargos disa vjeçare të armëve ndaj Qipros, do të shënonin një përshkallëzim të rrezikshëm në rajon. Kongresi amerikan votoi të martën për t’i dhënë fund embargos në ishull, e cila u vendos në vitin 1987për të inkurajuar zgjidhjen e konfliktit.

Zv/presidenti turk, Fuat Oktay, ka deklaruar se nëse është e nevojshme, Turqia do të dërgojë trupa, do të vazhdojë shpimin në Mesdheun Lindor si dhe paralajmëroi fillimin e operacioneve ndërkufitare. Ndërsa ministria e jashtme beri te ditur se do t’i përgjigjet të ashtuquajturave nisma kundër Turqisë, duke thënë se gjuha e kërcënimeve dhe sanksioneve kurrë nuk do ta pengojë të ndërmarrë hapa per sigurinë kombëtare.

Kryeqyteti i Qipros, Nikosia është në mosmarrëveshje me Turqinë që nga pushtimi turk, në vitin 1974, i cili e ka ndarë ishullin në dy pjesë: Qipron greke, e cila njihet ndërkombëtarisht si Qipro, dhe rajonin separatist të Qipros turke. Kjo fundit njihet vetëm nga Ankaraja dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.

Mbështetja e SHBA-ve për kurdët sirianë si dhe blerja e sistemit të raketave S-400 ruse nga Ankaraja janë cështjet më të nxehta mes dy vendeve. Washingtoni ka kërcënuar me sanksione të mëtejshme për shkak të marrëveshjes ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

23 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

33 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago