Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i ka reaguar qeverisë së Kosovës, pas paralajmërimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se kjo është zhvatje dhe plaçkitje e publikes për interes të privatit.
Sipas Gjinovcit, kjo është krizë e privatit dhe jo e qytetarëve të Kosovës.
Reafimi i tij i plotë në Facebook:
Kjo nuk është kriza jonë.
Kur e privatizun, na thanë “çka po na duhet, veç probleme po na sjellë”. E falën 26 milionë, filloj me prodhu profit rreth 18 milionë çdo vjet, kurrë s’tha kush “po fiton shumë”. Mirë boll, ata fitojshin na kishim rrymë. Dmth na kishin pas rrejtë që nuk mundet me fitu po ia bonëm hallall. Filloj kriza globale, u lajmërun, thanë: “humbjet duhet me i nda bashkë”. Qeveria me pare tonat ia mbuloi ni pjesë, na do t’ja mbulojmë tjetrën me çmime të rrituna. Dy herë me pare tona, kriza e tyne u ba kriza jonë.
Po fitimi kur ta kenë prapë do t’jetë veç i tyne.
Ky nuk është kapitalizëm, as treg i lirë. Kjo është zhvatje, plaçkitje, e publikes për interes të privatit. Kjo është garanci publike për rreziqet e privatit. Kur privati ka krizë, ajo bëhet e jona, kur ka profit, është i tij. Kjo nuk është kriza jonë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…