Aneta Rama është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook
Në postimin e tij, Rama shkruan se “derisa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush”.
Postimi në Facebook:
Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏