Hekurudha Vorë Hani i Hotit do të jetë elektrike dhe trenat në të do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometër në orë.
Vepra infrastrukturore e gjatë 120 kilometër parashikohet të përfundojë në 2030-n duke bërë të mundur që nëpërmjet saj të lëvizin 2.3 milionë udhëtarë e 900 mijë tonë mallra çdo vit. Detajet janë publikuar në marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimit të çuar në Kuvend për miratim nga qeveria.
“Është e vetmja linjë ndërkombëtare që vendi ka le të themi për transportin e pasagjerëve dhe mallrave, që para viteve ’90. Lidh Shqipërinë me Malin e Zi përmes stacionit të Tuzit për të vijuar pastaj në Podgoricë dhe lidhjen me kryeqytete e tjera së asaj pjese të Rajonit siç është Beogradi, Zagrebi, Lubjana e deri në Budapest”, tha Erjola Muka, Zhvillimi i Infrastrukturës dhe Territorit, MIE.
Sipas relacionit që shoqëron marrëveshjen, linja hekurudhore pritet të përbëhet nga 12 stacione, 12 ura dhe një tunel të gjatë 320 metër. Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë.
“Eliminohet kështu lënda djegëse dhe me këtë linjë hekurudhore ne i përafrohemi tërësisht standardeve të Bashkimit Europian”, shtoi Muka.
Marrëveshja e kredisë me BERZH, që pritet të miratohet në Kuvend kap një vlerë prej 98.75 milionë euro. Në total, linja hekurudhore pritet të kushtojë 356 milionë euro.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…