Si e mori Elvis Kelmendi kontrollin e transportit të drogës pas konfliktit me babanë

Kanë kaluar një javë nga arrestimi i Elvis Kelmendit, djalit të bosit të drogës në rajon, Naser Kelmendit. Mediat boshnjake kanë publikuar detaje nga hetimi që po zhvillohet për të dhe grupin e tij.

Sipas informacioneve nga hetimi, Naser Kelmendi vitet e fundit ka pasur marrëdhënie të këqija me djalin e tij Elvisin, i cili u arrestua javën e kaluar dhe do të qëndrojë në paraburgim për të paktën tridhjetë ditë. Arsyeja, siç raporton Istraga, janë pikërisht punët që lidhen me krimin e organizuar, përcjell Gazeta Express.

Naser Kelmendi kishte kuptuar se djali i tij Elvisi para disa vitesh në një hotel të Beogradit kishte dhënë një deklaratë te prokurori i shtetit Dubravko Çampara (me video incizim) në të cilën kishte pohuar se babai i tij ka organizuar vrasjen e Ramiz Delaliq Çelës.

Në aplikacionin Sky, emri i i koduar i Elvisit ishte “Besa Besë”. Ai gjithashtu përdorte herë pas here emrin Cateya.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Bosnjës e Hercegovinës, Elvis Kelmendi merrte sasi të mëdha droge në Turqi, të cilën më pas e transferonte në territorin e Europës përmes rrugës ballkanike, nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë.

“Për këtë punë Elvis Kelmendi dhe Ajlin Ahmiq e kanë punësuar Dragan Gajiqin, Vlatko Blazheviqin dhe një farë Mileto, të cilët si pjesë e grupit kanë pasur rolin e transportit të lëndëve narkotike nga territori i Turqisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë për në territorin e Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë dhe vendeve të tjera të BE-së”, ka deklaruar prokurori i shtetit Jermin Pashiq,me urdhër të të cilit u arrestuan Kelmendi dhe Ahmiq.

Sipas të njëjtave dokumente të prokurorisë, Anel Sejfoviq ka marrë përsipër disa nga drogat që i janë dorëzuar Bosnjë-Hercegovinës, të cilët përmes bashkëpunëtorëve të tij i shitur në sasi më të vogla në rrugët e Sarajevës. Elvis Kelmendi dhe Ajlin Ahmiq e transferuan pjesën më të madhe të drogës në Split, Zagreb dhe Dubrovnik. Ata u ndihmuan nga anëtarët e grupit kriminal që fshiheshin pas emrave të koduar Raketa, Baltazar dhe Al Capone në aplikacionin Sky. Transportin e drogës nga Turqia e merrte një farë Titi i cili përdorte emrin e koduar “Tiger1” në aplikacionin Sky.

Me organizimin e transportit të drogës nga Turqia në Europë, Elvis Kelmendi, në fakt vazhdoi biznesin familjar të babait të tij Naserit.