Agjencioni BCD Travel faqet në rrjete sociale i ka të mbushura me oferta të ndryshme të punës. Sipas qytetarëve pavarësisht që kanë bërë aplikimin për viza pune në këtë agjencion për tërë familjen vizat nuk ju janë bërë.
Sipas Sami Shurdhani, i cili kishte kërkuar punësim në Suedi punëtorja e agjencionit ja kishte mbushur më shumë mendjen, ndërsa i kishte vënë në kontakt telefonik edhe me pronarin e drejtorin, Endmond Kadriu .
Mirëpo, pas disa muajve agjencia nga aplikuesit kishte kërkuar që të bëjnë edhe një pagesë prej 600 euro për avokat. Pavarësisht pagesës që e bënë për avokat këta nuk patën mundësi që të flisnin me të me arsyetimin se ai është avokat i agjencionit.
Ndërkaq, Endmond Kadriu figuron si pronar e drejtor i BCD Travel edhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.