FOTO&VIDEO

Si u shërua përmes vetizolimit, shqiptari nga Nju Jorku tregon përvojën e tij më virusin Covid-19

Shpend Gjocaj, një shqiptar që jeton në Nju Jork, ka rrëfyer përmes një postimi të bërë në Facebook, përvojën e tij me koronavirus.

Ai ka thënë se pavarësisht simptomave ai nuk është trajtuar nga doktorët, pasi që e kishte kuptuar se më këtë pandemi po trajtohen vetëm të moshuarit dhe ata të prekur me sëmundje kronike.

Gjocaj, më tej ka treguar se është vetizoluar për 12 ditë, duke përdorur ilaçe kundër temperaturës dhe kura të tjera popullore me mjaltë, qepë e limon.

Ky është postimi i tij i plotë:

PERVOJA IME ME COVID 19

Java qe kemi hyre, konsiderohet java me kritike per qytetin e Nju Jorkut nga COVID-19.

Andaj mendova qe eshte me interes ta ndaje pervojen time te ketyre diteve me ju ,pervoje kjo me COVID-19.Para dy javesh u ndjeva shume i semure dhe shkova ne nje Urgent Care (ne Jankers ) me te treguar shenjat e mia mjekja pergjegjese ngriti duart duke thene se “Ne nuk mund te trajtojme ty ketu.Shenjat tua jane ne protokolin shtetror me te cilin konsiderohesh me COVID-19 andaj duhet te therrasesh kete numer …te Health line”.U largova menjehere aspak i shqetesuar.

E thirra numrin qe me dhane bisedova me zyrtarin e atij departmenti dhe pasiqe i mori te gjitha te dhenat e mia dhe meqe u sigurua se nuk kam semundje tjeter si;kancer,diabet,asthma, problem me zemer etj tha se do te me kontaktojne.Kur askush nuk me kontaktoj i thirra prap pas njezet e kater oreve.E njejta gje prap.Aty e kuptova se nuk do te meren me mua por do te meren vetem me ata qe jane ne rrezik qe jane te prekur nga virusi dhe qe vuajne nga semundje tjera percjellese.

Aty vendosa te vetizolohem sic edhe bera.U mbylla ne dhome dhe ashtu qendrova per nja dymbedhjete dite.Isha shume i semure.Semundja filloi me eshtra ,fyt ,dhimbje koke pastaj me temperature te larte pak ethe, tendence vjellje ,ngapak barkqitje dhe mbi te gjitha kolle i thate, i thelle dhe shume i forte.U trajtova ashtu sic munda.Ilaqe kunder temperatures ,kunder kollit me qaj me limon me mjalte me mjeksi popullore duke perzier qepe mjalte, leng limoni etj me disa si te thuash paracetamol e keshtu.Kurse kater ditet e fundit jam trajtuar edhe me Azithromycin.Kjo pasiqe u be publike dhe u aprovua nga shteti si terapi e duhur per rastin.E pata fatin qe kete azitrmomicin e gjeta ne frigorifer.E kisha blere gjate veres ne Kosove per t’ja sjellur nje mysafirit tim i cili ndodhej ne Nju Jork per tre muaj dhe si dorshilire qe jam kisha marre me teper se qe i duheshim dhe me t’u kthyer ne Kosove mysafiri im i kishte lene terapine ketu.Nuk e kam ditur se ka per te me hyre ne pune ndonjeher’ por tash m’u gjet dhe me ndihmoi aq shume sa s’ka. Tash jam shume mire kam ende pak kolle dhe asgje tjeter.Ajo qe me shpetoi mua dhe une i shpetova te tjeret eshte se qendrova tere kohen i mbyllur.

Sot kam dale pese minuta jashte dhe serish ne rutinen time.Mos e bej Zot dikush te semret nga une.Trajtonu si te mundeni.Mos u shqetsoni se eshte e perballueshme por te jeni rigoroz me veten tuaj dhe te qendroni te izoluar njeqind perqind.Zoti na ndihmofte te gjitheve ,Zoti e bekofte popullin tim!

PS

Nena ime qendron per momentin vetem pese minuta larg meje(te vellau tjeter) dhe vetem per ta ruajtur ate meqe vuan nga diabeti,hipertensioni etj para dy diteve ditlindjen ia urova sikur herave tjera kur ishte ne Kosove,me telefon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

42 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago