POLITIKE

Sikur në skenën politike, ndryshime edhe në ekranet televizive kosovare

Mbrëmja sonte ishte interesante për sa i përket emisioneve në televizionet tona. Për gati 10 vjet gazetari Baton Haxhiu udhëhoqi Klan Kosovën. Ai aty ishte parë si ‘armik’ nga Vetëvendosje. E kur kjo parti fitoi, dhe e ndryshoi skenën politike në vend, Haxhiu vendosi që të largohet nga Klani, në mënyrë që biznesmenët Devolli të mos kenë probleme me Qeverinë shkaku i raporteve të tij me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Largimi i tij hapi rrugë për ndryshime në skenën mediale. Vetë Haxhiu thuhet se do të nis projekte medile në Shqipëri, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Sa ishte në Klan Kosova, ishte kritikuar ashpër e shpesh nga dikur bashkëpunëtori i tij, Berat Buzhala që ka në pronësi televizionin T7, shkruan Reporteri.

Dhe sonte ai ishte i ftuar si mysafir në emisionin Pressing të T7, por kësaj radhe nuk kundërshtohej shumë nga nikoqirët, siç bënin dikur. Kjo ishte befasia në këtë emision pra, e jo edhe shumë prezenca e Haxhiut.

Befasi ishte natyrisht prezenca në Klan Kosova e Veton Surroit, analist, politikan e themelues i Kohës Ditore e Kohavisionit.

Në këtë televizion Surroi nuk kishte qenë sa Haxhiu ishte drejtor e prezantues. Të dy këta që dikur kishin punuar në bashkë në Koha Ditore ka kohë që kanë prishur raportet mes vete, pak për shkaqe politike e pak edhe për protagonizëm.

Befasia tjetër e ekranit sonte ishte Albin Kurti që nuk arriti ta thyej rekordin e tij të shikueshmërisë online deri ne 72 mijë që e pati në KTV.

Sonte në RTV21 nuk është raportuar se ka shkuar mbi 32 mijë. Në këtë kohë pandemie, kur po ndodhin ndryshime të mëdha në botë e edhe tek ne, nuk është as kjo për t’u befasuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

10 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago