POLITIKE

Sipas Gjuriqit, pas ndalimit të ndeshjes “Zvezda” – “Trepça”, FFK duhet të përjashtohet nga UEFA e FIFA

I ashtuquajtur Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pas ndalimit të ndeshjes futbollistike midis “Cërvena Zvezdës” së Beogradit dhe “Trepçës” së Mitrovicës, që duhej të zhvillohej në Zveçan, ka deklaruar për media se “Prishtina duhet të fluturojë kryengul nga UEFA dhe FIFA, ku” siç është shprehur ai, “asnjëherë nuk e kishte vendin”, raportojnë mediat e Beogradit.

“Ky është edhe një fakt për përpjekjet e Prishtinës që Serbinë në çdo mënyrë, madje edhe simbolikisht, ta përzë nga Kosova e Metohija, ndonëse ndeshja kishte për qëllim promovimin e sportit dhe asnjë mesazh politik”, është shprehur ai, ndonëse zhvillimi i një gare çfarëdo karakteri në një vend tjetër cenon sovranitetin dhe integritetin e atij vendi dhe në rastin e Serbisë ka mesazh politik dhe pretendim territorial, rikujton Koha.net vërejtjet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lexoni edhe: Përfundimisht nuk do të lejohet ndeshja Cërvena Zvezda – Trepça në Mitrovicë
Sipas tij, “ndeshja në mes të “Trepçës” vendëse nga Zveçani dhe “Cërvena Zvezdës” së Beogradit është dashur të luhej sipas propozicioneve të UEFA-s dhe të FIFA-s, dhe me këtë akt agresiv politik Prishtina ka cenuar themelet e sportit botëror dhe vlerat e paqes e të bashkëpunimit që ai promovon” është shprehur zyrtari i Beogradit që me çdo paraqitje të tij provokon politikisht dhe në baza të tjera shtetin e Kosovës dhe shqiptarët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago