Gojëmadhi Edi Rama deklaroi se i vjen turp që shqiptarët, sipas tij, janë i vetmi popull në Europë që “proteston për pasojat e luftës në Ukrainë”.
“Mua sot më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i Europës që protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë thonë se kërcimi i çmimit të naftës nuk është pasojë e luftës”, tha Rama.
Dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë kundër rritjes së çmimeve: Protestat do të vijojnë
“E kemi treguar ndjeshmërinë tonë. Asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes i vogël nuk e paguan vetë faturën e rritjes së energjisë, por me qeverinë. Thuajse 80% e paguan qeveria aktualisht energjinë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër në Europë. Në Greqi, Itali e Kosovë është rritur çmimi i energjisë”, shtoi kryeministri.