POLITIKE

Situata sa vjen e tensionohet: Abdixhiku thotë se Vetëvendosje ka shkelur marrëveshjen paraprake me LDK-në

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Vetëvendosje ka shkelur njërën nga marrëveshjet e arritura në ditën e parë të diskutimeve për arritjen e koalicionit qeverisës.

Sipas tij, dy partitë ishin marrë vesh që të mos bëhet asgjë publike derisa të arrihet marrëveshja finale. Në Rubikon të KTV-së, Abdixhiku ka thënë se kjo është shkelur nga Vetëvendosje duke nxjerrë diskutimet nga tavolina e liderëve në publik.

Kur takohen dy liderë, dhe vetëm ata dy në takim, nuk i takon të tretit të interpretojë detajet e takimit. Nëse vendosin ta bëjnë publike substancën e takimit, mund ta bëjnë. Edhe po të më takonte të interpretoja do të thosha dy marrëveshje që kemi, që asgjë s’është e marrë vesh derisa gjithçka të merret vesh dhe e dyta që është shkelur që substanca e diskutimeve të mos bëhet publike derisa të ketë marrëveshje finale. Gjatë javës së kaluar ka pasur zyrtarë të VV-së që diskutimet nga tavolina e liderëve i kanë bartur në publik. Kjo është mes naivitetit dhe qëllimit jo të mirë për të arritur marrëveshje, sepse tjetër shpjegim s’mund të gjej, por kur e vendos diskutimin mes palëve me mirëbesim, në publik e dërgon te militantët”, ka thënë ai.

“Atë që e kemi ndërtuar për dy vjet gjatë opozitarizmit të përbashkët, kur parandaluam qeverisjen më të keqe që ka pasur Kosova e të marrim iniciativa të mira, mirëbesimin me përafrimin e dy palëve, dhe mirëbesimin e ndërtuar gjatë takimeve përafruese, kam përshtypje se e lëkundim po që se e vendosim debatin në publik. Kjo e ul nivelin e mirëbesimit. Dua të besoj se kjo është e shkuar dhe se takimi i sotëm shërben për rindërtimin e mirëbesimit dhe kthejnë nivelin e beismit në nivel optimal për të ndërtuar qeverisje të gjatë”, ka thënë ai për takimin e sotëm të krerëve të partive, Albin Kurtit të VV-së e Isa Mustafës së LDK-së ku u tha se u pajtuan për të vazhduar bisedimet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

32 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago