Aeroporti Basel-Mulhouse u evakuua pasditen e së enjtes.
Të gjithë pasagjerëve të largoheshin nga ndërtesa, dhe kishte një prani të shtuar të Policisë në ndërtesë, raportojnë mediat në Gjermani.
https://www.youtube.com/watch?v=uij_gCCGkKE&ab_channel=TuckerCruise
Shkaku është ende i paqartë, por mediumi “20 Minuten” shkruan se është lëshuar alarmi për bombë.
Zyra e shtypit e aeroportit konfirmoi një evakuim “për arsye sigurie”.
Aeroporti, i cili ndodhet në tokën franceze, është vetëm një nga shumë që duhej të mbyllej përkohësisht në Francë për shkak të kërcënimeve me bombë.
Incidente të ngjashme kanë çuar vazhdimisht në kaos në aeroport në të kaluarën. Në Francë, disa aeroporte rajonale u mbyllën të mërkurën pas kërcënimeve për bomba.