Delegacioni i Beogradit ka përfunduar bisedimet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovëd dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Delegacioni serb sipas mediumit serb N1, është largua nga ndërtesa e Punëve të Jashtme të BE-së, pa u deklaruar për shtyp.
Jo zyrtarisht N1 thuhet se ka zbuluar se, marrëveshja përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhjen e krizës në Veri të Kosovës nuk është arritur as gjatë orëve të vona të së mërkurës.
Ndërsa thuhet se bisedimet do të vazhdojnë, por ende nuk dihet se kur.