POLITIKE

Skandal: 1000 testet nga Serbia, u kontrabanduan me veturë të shefit të zyrës serbe në Prishtinë

1 mijë testet për Koronavirus, që kanë ardhur si donacion nga Serbia në Kosovë, kanë kaluar kufirin pa iu nënshtruar asnjë procedure doganore.

Përveç testeve, as zyrtari ndërlidhës i Beogradit Dejan Paviceviq, nuk i është nënshtruar procedurave doganore, i cili në veturën e tij kishte këtë donacion për Kosovën.

Këto teste dhe pse janë të liruara nga dogana, sipas ligjit doganor duhet patjetër t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit të produktit që të dihet se çfarë përmbajtje ka. E nëse kjo nuk bëhet atëherë ajo llogaritet si kontrabandë.

Gazeta Insajderi, merr vesh se më datën 16.04.2020 në ora 18:00 në Jarinje ka dalë nga Kosova zyrtari ndërlidhës i Beogradit Dejan Paviceviq. Ai është kthyer në ora 18:18 dhe nuk i është nënshtruar asnjë procedure doganore sepse ka qenë në përcjellje të Policisë së Kosovës të cilët e kanë sjellë në Prishtinë.

“Në automjet i njëjti ka pasur 1000 teste nga Serbia. Sipas ligjit edhe pse ato lirohen nga dogana doemos duhet t’i nënshtrohen procedurave, në të kundërtën llogaritet kontrabandë, sipas ligjit doganor”, ka sqaruar për Gazetën Insajderi, një zyrtar doganor në pikën kufitare.

Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci në lidhje me këtë skandal, mirëpo ai nuk është përgjigjur.

Ndërkohë, që në Kosovë, hyrja e këtyre testeve nuk po pritet shumë mirë. Ani pse, kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, ka thënë se ky ishte një gjest i mirë nga Serbia.

“Ishte një gjest i mirë nga Serbia. Me ato teste nuk do të testohen vetëm qytetarët serb”, kishte thënë Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

6 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

24 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago