LAJME

Skandal! Hoxhë Shefqet Krasniqi e quan “vëlla” dhe “më të mirë se na” serbin Radovan që u konvertua në mysliman

“Vëlla Ridvan”, kështu iu drejtua imami Shefqet Krasniqi serbit që deri para pak minutash mbante emrin Radovan dhe i takonte besimit ortodoks.

“Shumë më i mirë se ne”, u cilësua i sapobëri Ridvan nga Radovan dhe i sapobëri anëtar i besimit islam që u konvertua nga besimi ortodoks, ndërsa konvertimi i tij u cilësua si “i ëmbël, i shtrenjtë, i këndshëm” nga hoxha Shefqet Krasniqi.

Radovani, një qytetar serb në prani të hoxhës Shefqet Krasniqi u konvertua nga besimi ortodoks në besimin islam, por edhe emrin nga Radovani e ktheu në Ridvan. Kjo i mjaftoi hoxhës Shefqet Krasniqi që tashmë Ridvanin ta cilësonte si më të mirë “se të gjithë ne”, ndonëse “ne” është e paqartë se kujt i referohet.

“Po”, iu përgjigj ky i fundit.

“Çfarë emri po e zgjedh?”, i tha Krasniqi.

“Ridvan”, u përgjigj Radovani.

E pas përqafimeve të ngrohta të Ridvanit me hoxhën Shefqet Krasniqi ky i fundit i pati edhe disa fjalë për të, duke ia ndihmuar gjuhës shqipe edhe me pak serbisht.

“Edhe dy fjalë, kur thash vëlla Ridvan se ti je sikurse na, por edhe më i mirë sesa ne, pata për qëllim, kur një njeri jo-musliman, e thotë shehadetin e bëhet musliman, krejt gjynahet të cilat i ka bërë, krejt ama krejt, i fshihen i falen. Kështu që nga ky moment, ty fillojnë veprat tua si një letër e bardhë ku nuk ka në të kurrgjë, prej tashit ia nis të shënohen veprat, a ne i kemi plot me gjynahe, ti i ke të pastërta, kështu që ti je më i mirë se na, e ne ta kemi lakmi ty.”, i tha Krasniqi duke e përcjellë këtë fjalim me lutje për mirëqenien e Ridvanit.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago