FOTO&VIDEO

SKANDAL/ Shteti shqiptar njeh territorin e Kosovës si pjesë të Serbisë

Gjatë ditës së djeshme në Tiranë u organizua Konventa Ndërkombëtare e Turizmit e organizuar nga shteti shqiptar me qëllim afrimin e markave të njohura të hoteleve dhe njësive të tjera të shërbimit në vendin tonë.

Deri më tani nuk ka rënë në sytë e mediave dhe opinionit publik, por gjatë punimeve të djeshme, pikërisht në panelin e drejtuar nga biznesmeni Gazmend Haxhia është shënuar një skandal.

Skandali ka të bëjë me faktin se shteti shqiptar nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por si pjesë të Serbisë. Të paktën kështu tregohet në njërën prej hartave të publikuara gjatë fjalës së njërit prej të pranishmëve në panelin, ku merrnin pjesë edhe ministrja e Infrastrujturës Belinda Balluku dhe biznesmeni arab Muhamed Alabbar.

Siç duket edhe në videon e prerë nga AlbEu.com, në pjesën veri-lindore të Shqipërisë në territorin që i përket Kosovës nuk shkruhet Kosova, por Serbia dhe Republika e Kosovës njihet praktikisht si provincë e Serbisë.

Të jetë një gabim nga injoranca, budallallëku apo dashakeqësia? Këtë nuk mund ta themi, por është një autogol i madh i shtetit shqiptar në një kohë kur në Hagë janë duke u gjykuar krerët e UÇK-së, ndërsa përballë kemi një diplomacy tepër agresive të Serbisë, e cila duket se ka shkuar deri në krye të shtetit shqiptar me ndikimin e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago