POLITIKE

Skandali me Ramën/ Edhe mediat amerikane habiten: Sa lirë i bleu shërbimet e shefit të FBI-së

Më përpara thuhej se qeveria e Edi Ramës regjistron nga një skandal në ditë.

Tani thuhet se qeveria regjistron një skandal paradite dhe një pasdite.

Pa e marrë veten akoma publiku nga skandali i zyrtares së Ramës, Alda Klosit dhe pastrueses Rozeta Dobi, doli mega-skandali i korruptimit të zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Por ironia në rrjetet sociale nuk u ndal. Sipas tyre, pastruesja Rozeta Dobi kishte marrë shumë më tepër para se McGonigal.

Gjithsesi pastruesja kishte më shumë para se zyrtari i lartë i FBI-së,” ironizonte gazetari Lutfi Dervishi.

Por edhe mediave amerikane u ka rënë në sy se sa lirë është shitur zyrtari i lartë i FBI.

Ja çfarë shkruan portali prestigjioz amerikan, Business Insider:

Por ajo që mund të jetë më e habitshme në lidhje me çështjen kundër McGonigal është se sa lirë ai pretendohet se i ka dhënë me ‘qira’ kompetencat ligjzbatuese. Një aktakuzë sugjeron se për 225,000 dollarë, bashkëpunëtorët e McGonigal-it e detyruan atë të lobonte te kryeministri shqiptar për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës dhe më pas të hapte një hetim të FBI-së lidhur me një shtetas amerikan që kishte lobuar për një nga kundërshtarët politikë të kryeministrit“.

Megjithatë edhe në këtë histori, kjo është vetëm maja e ajsbergut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

22 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago