Skandaloze, pronari i picerisë në Sarandë i ngacmon të dashurën dhe i sulet me thikë turistit

Një konflikt banal ka ndodhur të mërkurën në darkë në Sarandë, i cili mund të kishte përfunduar me një fund tragjik, nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë.

https://www.youtube.com/watch?v=-0VwmIjHrcY&ab_channel=BalkanwebCom

Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.

Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë.

Siç mund ta shihni në këtë video të publikuar nga Balkan Web, pronari i picerisë me një thikë në dorë i sulet turistit, por ndalet nga persona të tjerë, ndërkohë që dëgjohen të shara e ulërima.