Shaban Gogaj është shpallur fajtor për vrasjen e të riut, Agonis Tetaj. Vepra është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”.
Ai është dënuar edhe me dy vjet e gjysmë për armëmbajtje pa leje, dënim i cili në total ka kaluar në 7 vjet e gjysmë për Gogajn.
Në seancë është parë edhe ish-avokati i të akuzuarit, Besnik Berisha, i cili ishte përjashtuar nga ky rast.
Procesi gjyqësor është shtyrë disa herë pikërisht për shkak të avokatit, pasi i akuzuari ishte deklaruar se nuk pranonte avokat tjetër përpos Berishës.
Të pranishëm në seancë ishin edhe fëmijët e të vrarit, Agonis Tetaj.