FOTO&VIDEO

S’kanë të sosur marrëzitë/ Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

Nuk kanë të sosur marrëzitë në Itali, vetëm për të marrë pensionin e prindit. Ngjarja e radhës ka ndodhur në Torino. Pas më shumë se një muaji pa lajme për të, trup i pajetë i një gruaje 86-vjeçare, Enrica Bardotti, u gjet i groposur në një zonë pyjore pranë Palazzina di Caccia të Stupinigis, në Nichelino. Lajmi u bë i ditur pas një telefonate të befasishme në numrin e emergjencës 112.

Alarmi fillimisht u dha nga një shoqe e gruas, e cila shqetësohej se nuk dinte asgjë për 86-vjeçaren prej më shumë se 2 muajsh. Ajo iu drejtua karabinierëve, duke u shprehur se nuk kishte informacione për gjendjen e së moshuarës prej më shumë se një muaji. Pas verifikimeve dhe kërkimeve të zhvilluara, u gjet trupi i pajetë i gruas, disa qindra metra larg Palazzina di Caccia, në rrugën Nicolò Rotta.

Djali pranoi se kishte fshehur trupin. Sipas deklaratës së tij, ai nuk kishte kryer vrasje, por thjesht e kishte fshehur trupin pasi nëna e tij kishte vdekur, me qëllim të vazhdonte të përfitonte pensionin e saj. Një veprim që tani po hetohet nga autoritetet, ndërsa zyrtarisht ai akuzohet për fshehje të trupit të pajetë.

Rasti ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet vazhdojnë nën drejtimin e prokurorit Francesco La Rosa. Kjo nuk është e pare që ndodh ngjarje e tillë në shtetin fqinj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago